Dr.Idriz Orana kandidat i PDSH-së për komunën e Çairit

Partia Demokratike Shqiptare – dega Çair  në mbledhjen e sontme e zyrtarizoi kandidaturën e Dr.Idriz Oranës për kryetar të komunës së Çairit për zgjedhjet e 15 Tetorit, kurse për bartës së listës së kēshilltarëve u zgjodh, Qemal Neziri.

Dr. Idriz Orana është mjek-kirurg në qendrën Klinike në Shkup. Si keshilltarë në përbërjen e fundit të këshillit të qytetit të Shkupit nga rradhët e PDSH-së ai njihet si këshilltari më i zëshëm shqiptar, një figurë amblematike e Çairit që në vazhdimësi ka luftuar për kërkesat e shqiptarëve të Shkupit.

Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci i cili në fjalimin e tij përshëndetës mes tjerash theksoi se PDSH në këtë komune ashtu si edhe në komunat tjera, garon me kuadro të përgaditur profesionalisht dhe të formuar kombëtarisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button