fbpx

Qeveria rekomandoi zgjidhje dalëse për gjendjen e hasur në ELEM

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme shqyrtoi informatën për gjendjen e hasur në SHA Elektranat e Maqedonisë në periudhën prej fillimit të këtij viti deri më 1 gusht.

Në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp ceket se sipas analizës, prodhimi i energjisë elektrike në ELEM është në rënie të vazhdueshme, prëderisa, ndërkaq, konsumi i thëngjillit dhe mazutit, për megavat të prodhuar të energjisë elektrike, është në rritje të vazhdueshme. “Kjo, siç ceket, palogjikshmëri në punën e ELEM-it, sipas pikëpamjeve në informatë, i referohet revitalizimit joadekuat të kapaciteteve adekuate për energji elektrike, si dhe në punën joekonomike me kyçjen e marrëveshjeve të shtrenjta me kompani të jashtme nga ish-kryesia, transmeton MIA.

Sipas analizës karakteristikë në punën e SHA ELEM është punësimi tejet i madh dhe joproduktiv, ndërkaq për rrogat dhe honoraret e mbi 5.489 të punësuarve dhe personave të angazhuar me marrëveshje autoriale, në vitin 2016 ishin shpenzuar 56,8 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RM-së i rekomandoi kryesisë së SHA Elektranat e Maqedonisë, të propozojë zgjidhje dalëse për këtë situatë në të cilën ndodhet kompania, për t’i vënë në përdorim të gjitha kapacitetet në mënyrë që të rritet prodhimtaria e energjisë elektrike që të evitohen problemet e mundshme me mungesën e rrymës dhe të evitohet fakti i cili njofton për prodhim më të ulët të energjisë elektrike në historinë e ELEM-it.

Në mbledhjen e sotme, qeveria sugjeroi se për këtë gjendje, në të cilën është sjellur kjo shoqatë aksionare më 1 gusht kur kompania është marrë nga ekipi i ri udhëheqës, duhet të përgatitet informatë gjithpërfshirëse për njoftimin e opinionit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close