Zhivaljeviq: Pohimet për prezencën time në Parlamentin e Maqedonisë janë “skenuar”

Këshilltari i Ambasadës serbe në Shkup dhe oficer i Agjencisë së Sigurisë – Informative  (BIA), Goran Zhivaljeviq mbrëmë në një intervistë për televizionin serb “Hepi” deklaroi se afera, e cila ka të bëjë me emrin e tij lidhur me dhunën në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill është “skenuar”, me qëllim që të tërhiqet vëmendja prej provokatorëve dhe dhunuesve të vërtetë.

Zhivaljeviq pohon se në momentin e sulmit ndaj kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, ai nuk ka qenë fizikisht i pranishëm.

“Në Parlamentin e RM kam ardhur dy orë pas ngjarjeve të dhunshme, dhe këtë e vërteton me faktin duke përmendur dhunuesit e tjerë si Igor Jug, përkrahës i Forcave kroate për liri, i cili ka qenë i veshur me këmishë me figura shahu si dhe ndoshta sipas tij i njëjti ka pasur edhe armë. Jug nuk ka qen i arrestuar, as edhe rrahësit me maska, dhe se nuk e din askush se ku është Jugu, edhe pse gjysma e Shkupit e dinë se ku gjendet ky person”, theksoi ai.

Ai në emision thotë se “e gjitha afera ka ndodhur gati një muaj pas ngjarjeve në Parlament, por kur përralla e tij e sajuar si rrahës, nuk ka kaluar në realitet, duhej t’i bashkëngjitej edhe një sajimi tjetër se ai është i lidhur me Shërbimin e inteligjencës ruse”. Të gjitha këto janë mbrojtje nga ana e të akuzuarit.

“Duhej patjetër të gjendej lidhja ime me shërbimet ruse.Unë asnjëherë nuk kam qenë në Rusi dhe nuk kam hasur në asnjë kontakt me ndonjë rus. Kam qenë i shoqëruar me përfaqësues të shumtë të shërbimeve të ndryshme, por asnjëherë me Rusinë”, thekson Zhivaljeviq.

Zhivaljeviq potencon se e vetmja dëshmi është qëndrimi i tij në Parlament duke bërë “selfie” dhe këtë fotografi ai e ka dorëzuar te këshilltari për siguri i kryetarit të Maqedonisë, Sinisha Aleksoski.

Zhivaljeviq u ankua edhe një arsye tjetër se ai në Shkup ka qenë i ndjekur dhe i përgjuar. Këtë fakt e dëshmon në saj “të transkriptimeve të bisedave telefonike që i ka pasur me liderin e partisë serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button