Opozita sërish do ta parashtrojë ligjin për rritjen e pensioneve

Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot paralajmëruan se deri te Kuvendi sërish do ta parashtrojnë ligjin për rritjen e pensioneve, i cili dje nuk u vendos në rend dite të seancës së Kuvendit.

“Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ nuk do të heqin dorë dhe paralajmërojmë se sërish do të parashtrohet ky ligj dhe sërish do të kërkohet që rritja e pensioneve të parashikohet në Buxhetin për vitin 2018 me qëllim që vitin e ardhshëm të gjithë pensionistët të kenë rritje reale të pensioneve, e jo siç tenton LSDM-ja t’i gënjej”, qëndron në kumtesën e grupit të deputetëve.

LSDM-ja nuk pranoi rritje të pensioneve për pesë për qind dhe me vetë këtë, siç qëndron, pensionistët nuk do të marrin pensione më të larta në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button