Në Rusi janë evakuuar shtatë shkolla për shkak të paralajmërimit për bombë

Më shumë se 5.700 nxënës dhe personel arsimor nga shtatë shkolla janë evakuuar në qytetin rus Perm, pasi policia ka marrë paralajmërim për bombë të vendosur.

Ministria lokale e Sigurisë kumtoi se herët në mëngjes, shtatë ndërtesa shkollore dhe administrative në këtë qytet të Uralit janë evakuuar gjysmë ore pasi policia ka marrë paralajmërim për mjet të vendosur shpërthyes, njoftoi TASS.

Janë evakuuar gjithsej 5.706 persona.

Pjesëtarë të policisë dhe Gardës kombëtare e kërkojnë ndërtesën me ndihmë të qenve-kërkues.

Mediat lokale njoftojnë se janë evakuuar edhe studentët nga Universiteti kombëtar për hulumtime në Perm, si dhe kalimtarët të cilët kanë qenë në një stacion të autobusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button