Brglez: Sllovenia e mbështet Maqedoninë në procesin eurointegrues

Sllovenia e mbështet dhe do ta mbështesë Maqedoninë në proceset eurointegruese. Për shtete të vogla si Maqedonia dhe Sllovenia është me rëndësi që të jemi unik dhe së bashku, t’i realizojmë qëllimet tona para bashkësisë ndërkombëtare, deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez, pas takimit me kolegun e tij të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

“Gëzohem dhe besoj se me daljen tuaj nga kriza garantohet punë më e mirë e institucioneve në shtetin tuaj. Sikur në shtetin tuaj poashtu edhe në shtetin tonë edhe krahas të gjitha qëndrimeve të ndryshme për çështjet kyçe dimë të qëndrojmë bashkë dhe t’i zgjidhim”, tha Brglez.

Sllovenia, gjithmonë do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën eurointegruese, por siç tha kryetari i Kuvendit slloven, “rruga për këtë do të jetë më e lehtë nëse këtë e bëjmë bashkë”

Brglez gjithashtu e falënderoi Maqedoninë për ndihmën gjatë zgjidhjes së krizës emigruese.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë deklaroi se në takim e ka informuar Brglezin për punën e Kuvendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për dinamikën e Kuvendit në pajtim me planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Bashkëpunimi dypalësh është i mirë, por duhet të thellohet dhe të zgjerohet sidomos në pjesën e diplomacisë parlamentare”, tha Xhaferi.

Takimit i ka paraprirë deklarata për mediat, ku Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen që Sllovenia ia jep Maqedonisë për hyrje në NATO dhe BE, por gjithashtu theksoi edhe në nevojën për përballje të koordinuar me krizën migruese.

Kryetari i Kuvendit slloven, në mesditë do të ketë fjalim në Kuvendin e RM-së, e pastaj do të realizojë takime me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe çështje evropiane, e pastaj edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me presidentin Gjorge Ivanov. Brglez në Shkup do të marrë pjesë edhe në forumin e biznesit.

Vizita e Brglezit është vizita e parë zyrtare e një kryetari të Kuvendit të kësaj përbërje kuvendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button