MPB refuzoi Gruevskin: S’ka nevojë për 20, mjaftojnë 6 truproje

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka njoftuar se është refuzuar kërkesa e kryetari të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që të marrë 20 truproje shtesë, njofton Portalb.mk.

Siç njoftoi Spasovski, pas vlerësimeve të sigurisë është arritur përfundim se nuk ekziston kërcënim për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë shkak numri i truprojave do të mbetet siç ka qenë deri më sot, gjashtë.

Gruevski kërkoi zmadhim të numri të truprojave në korrik të këtij viti me arsyetimin se ndjen rrezik ndaj trupit dhe të afërmve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button