fbpx

Fassone i përgjigjet Raiolas, pas kritikave rreth projektit të Milanit

Marco Fassone i është përgjigjur akuzave të agjentit Mino Raiola për projektin e Milanit
Agjenti Mino Raiola kishte thënë se nuk beson në projektin e Milanit, duke insistuar se skuadra nuk do të kthehet në nivelet që ishte më parë.

Por, kësaj akuze i është përgjigjur CEO i Milanit, Marco Fassone, i cili tha se i vjen keq për fjalët që ka thënë Raiola.

“Më vjen keq që Raiola ka thënë gjëra të tilla. Ai është agjent i Donnarummas, Bonaventuras, Abates dhe i disa lojtarëve të rinj të Milanit”, tha fillimisht Fassone për Corriere dello Sport.

“E di që ai nuk beson në të ardhmen tonë, por unë i kam thënë se projekti ynë do të zhvillohet brenda katër ose pesë viteve. Pavarësisht investimeve, ai sërish nuk beson në ne, por jam i lumtur që këtë e bëri Donnarumma”.

Milan gjatë afatit kalimtar të verës transferoi 11 lojtarë, duke shpenzuar rreth 250 milionë euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close