Hamas i gatshëm për pajtimin e pakushtëzuar me Fatahun

Grupi islamist palestinez, Hamas dje kumtoi se është i gatshëm të negociojë për pajtim me Qeverinë e presidentit palestinez Mahmud Abas “pa kurrfarë parakushtesh”.

Në kumtesën e publikuar pas takimit me përfaqësuesit egjiptian në Kajro, Hamasi theksoi se është i gatshëm t’i shpërbëjë Komitetit kontestues për menaxhim në Gazë, siç kërkoi paraprakisht Abas.

Abas e ndaloi furnizimin e Gazës me energji elektrike dhe i zvogëloi pagat e dhjetëra mijëra nëpunësve publik në përpjekje për ta detyruar Hamasin ta shpërbëjë Komitetin.

Hamas kërkoi nga Abasi t’i pezullojë një sërë masash kundër grupit islamist ekstremist para se të fillojnë negociatat për arritjen e marrëveshjes për pajtim.

Përçarja midis fraksioneve palestineze rivale ndodhi në vitin 2007, kur Hamasi nga Gaza i dëboi forcat lojale të Abasit. Që atëherë pati më shumë përpjekje të pasuksesshme për pajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button