Vërshohet një shtëpi, pemë të rëna dhe zjarre nga moti i lig në Kumanovë

Zjarrfikësit e Kumanovës dje kanë intervenuar në pastrimin e rrugës, për shkak të rënies së pemëve në rrugën 11 Nëntori” në lagjen Bedinje. Pemët kanë rënë për shkak të erës së fuqishme dhe motit të ligë të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe zbrazje të fuqishme elektrike që dje pasdite e përfshiu Kumanovën.

Zjarrfikësit pas orës 20:00 kanë nxjerrë edhe ujë nga shtëpia e vërshuar në rrugën “Car Samuil”.

Komandanti i NJZ Kumanovë Dejan Ilievski informoi se dje pas orës 14:00 kanë intervenuar në shtatë zjarre të ndryshme në fshatra dhe vendbanime të ndryshme në Kumanovë.

“Në përgjithësi, për të gjitha zjarret është karakteristike që era e fuqishme i ka shkaktuar zjarret, duke bërë masë elektrike”, deklaroi Ilievski.

Njëri prej zjarreve më të mëdhenj gjatë ditës së djeshme është në qarkun e Bajllovce, ku është djegur pylli me bimësi të shkurtër të degraduar, por edhe pylli me pisha. Dy ekipe të zjarrfikësve e kanë shuar zjarrin deri në orën 22:30. Pyll me bimësi të shkurtër dje është djegur edhe në pjesën e Skaçkovce, te “Stacioni hekurudhor” si dhe në fshatrat Kshanje, Rugjince dhe Obllavce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button