“Monstra”, seancë publike për dënimet me burg të përjetshëm

Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit mbrojtës, Amir Alispahiq. Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të të shkarkuarit, Marko Zvrlevski.

Ndryshe për sot ishte planifikuar edhe vazhdimi i seancës për rastin e Kumanovës, por për shkak të seancës publike për rastin “Monstra” nga Gjykata Penale informuan se gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të vazhdojë të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button