“Sllobodna Dallmacia”, Kroacia është në kontest diplomatik me të gjithë fqinjët

Kroacia ballafaqohet me reagim të veçantë ndaj përkeqësimit të marrëdhënieve diplomatike me të gjithë fqinjët, vlerëson gazeta nga Spliti “Sllobodna Dallmacia”.

“Nëse në Ish-RSFJ për gjendje të ngjashme ishte e popullarizuar fjala e urtë se vendi duhet të ndodhet në rrethim përplot me ‘brenga’, sot mund të konkludohet se Kroacia nuk qëndron shumë pak me ‘brengat’ edhe krahas territorit jashtëzakonisht më të vogël”, thekson gazeta.

“Sllobodna Dallmacia” përkujton se shpejt pas tensionimit të marrëdhënieve me Slloveninë për shkak të pranimit kroat të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit për kontestin kufitar, Zagrebi ka rënë në një cikël të këmbimit të notave diplomatike me Serbinë për shkak të vendosjes të pllakës me përshëndetjen ustashe në logorin e dikurshëm Jasenovac dhe djegia e kopjeve të gazetës së minoritetit serb në Kroaci, “Novosti”.

Marrëdhëniet me Bosnjën e Hercegovinën u përkeqësuan për shkak të përplasjeve lidhur me ndërtimin e urës tek Peleshaci, por edhe për shkak të pohimeve nga Zagrebi se ekziston rrezik për përhapje të radikalizmit islamist nga BeH-ja drejt Evropës, njofton “Sllobodna Dallmacia”, duke shtuar edhe se Mali i Zi dërgoi notë protestuese deri te Kroacia për shkak të vendosjes së përmendores së “emigrantit kroat me të kaluar terroriste” Miro Bareshiq, i cili në Suedi ka marrë dënim të plotfuqishëm për vrasjen e ikonës malazeze nga lufta antifashiste Vlladimir Rolloviq.

Sipas gazetës, drejt spirales së negativizmit në rrethim paradokohe iu bashkëngjit edhe Hungaria, duke e mbështetur Slloveninë në bllokimin e pranimit të Kroacisë në Organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).

“Tani për tani vetëm me Italinë jemi në atmosferë relativisht të prishur”, konkludon “Sllobodna Dallmacia”.

Sipas ish-diplomatit kroat Ivica Mashtruko, arsyeja për marrëdhëniet e këtilla të Kroacisë me fqinjët “në mënyrë primare qëndron në historiatin kompleks dhe vëllimor të veprimit të përgjithshëm, gjegjësisht mësveprimi” nga ana e Zagrebit.

“Arsyeja për kompleksivitetin e marrëdhënieve me shtetet në rrethim nuk janë të lidhura mes vete, por ndonjëherë kanë pika të përbashkëta dhe korniza interesi të cilat përputhen me ndonjë mënyrë ose prej tyre nxirren konkluzione afatgjate”, shton Mashtruko.

Sipas tij, pavarësisht kompleksivitetit të marrëdhënieve diplomatike të Kroacisë me fqinjët, në Bruksel dhe në qendrat e tjera evropian të Zagrebit gjithnjë e më shumë po shihet si “shkaktues i problemeve”, sesa si komponentë konstruktive evropiane.

Ish-ministrja kroate e Punëve të Jashtme Vesna Pusiq madje konsideron se pozicioni i këtillë i Kroacisë është meritë e asaj që vendi është defansivë diplomatike në të gjithë anët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button