Ligji i gjuhëve, dita i dytë e shqyrtimit në Komisionin për Sistem Politik

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot duhet ta vazhdojë debatin për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Sipas elaborimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind.

“Përcaktimi për integrimin evropian të Maqedonisë në mënyrë të pashkëputshme lidhet me nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën gjë rekomandojnë një sërë konstatimesh të Këshillit të Evropës. Praktika e deritanishme ka treguar zbatim jokonsistent të rregullativës juridike me ç’rast është konstatuar nevoja për rregullimin e materies me të cilën rregullohet përdorimi i gjuhëve dhe për cilat shkaqe Qeveria e RM-së propozon ligj të ri për përdorimin e gjuhëve”, thekson propozuesi.

Nga VMRO-DPMNE opozitare, dje, në ditën e parë të debatit në Komisionin për sistem politik, vlerësuan se Projekt – ligji është jokushtetues si dhe se me vendosjen e flamurit evropian në ligj shumica parlamentare dëshiron ta shkurtojë diskutimin.

Dritë jeshile për ligjin për përdorimin e gjuhëve, me lexim të parë, javën e kaluar dha Komisioni për Çështje Evropiane.

Siç qëndron në elaborimin e Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve vendoset që në gjithë territorin e vendit dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve dhe alfabetin e saj të përcaktuar me këtë ligj. Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që bëjnë autorizime publike dhe institucione të tjera krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të RM-së. Për përdorimin e gjuhës që e flasin më pak se 20 për qind e qytetarëve në njësitet e vetëqeverisjes lokale vendosin organet e njësiteve të pushtetit lokal.

Me Projekt – ligjin parashihet se qytetarët kanë të drejtë ta përdorin cilëndo prej gjuhëve zyrtare dhe alfabetet e tyre dhe se institucionet e kanë për obligim që qytetarëve t’u mundësojnë përdorimin dhe zbatimin e këtyre gjuhëve zyrtare dhe alfabeteve të tyre.

Me ligjin e propozuar rregullohet edhe përdorimi i gjuhës prej funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar në institucionet e theksuara në ligj, si dhe institucionet e tjera selia e së cilave është në Shkup apo komuna në të cilat të paktën 20 për qind e qytetarëve e flasin një gjuhë tjetër krahas gjuhës maqedonase, në komunikimin e tyre zyrtar e përdorin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe alfabetin e gjuhës që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve.  Midis të tjerash rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve në Kuvend, në Qeveri, si dhe të shkruarit e emrave të institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button