Saakashvili pretendon të rikthehet në politikë

Mikheil Saakashvilli, ish- presidenti gjeorgjian dhe ish- guvernatori i rajonit të Odesa-s në Ukrainë, ka thënë se ai dëshiron t’i kthehet politikës në Ukrainë dhe të ndihmojë që opozita në kryeqytein e Ukrainës, Kiev, të bashkohet.

“Ky është vetëm fillimi i betejës sime”, ka thënë Saakashvili në një konferencë për media në Lviv, vetëm një ditë pasi ai kishte kaluar kufirin ilegalisht për të arritur në Ukrainë, veprim të cilin e dënuan autoritetet ukrainase duke thënë se Saakashvili und të përballet me akuza “serioze”.

“Unë po luftoj kundër korrupsionit, kundër faktit që oligarkët janë në kontroll të plotë në Ukrainë, kundër faktit që Maidan-i është tradhëtuar” ka shtuar ai, njofton REL.

Saakashvili ka thënë se ai u privua nga nënshtetësia e tij ukrainase nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ngase ky fundit e shihte atë si kërcënim.

Mikheil Saakashvilli tha se ai nuk e dëshiron presidencën, ai dëshiron të promovojë një politikan më të ri për këtë post, raporton Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button