Interpelancat në Kuvend, pas Dimitrovit në radhë Nikollovski dhe Carovska

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 13-të, në të cilën në rend dite janë interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e opozitës.

Mbrëmë, Parlamenti e hodhi poshtë interpelancën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të cilën gjithashtu e kërkuan deputetët e opozitës.

Në kuadër të seancës së 13-të në rend dite janë dy propozim-ligje tjera të parashtruara nga deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicionit. Bëhet fjalë për plotësim të Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe të Ligjit për ekonomi të ujërave.

Deputetët duhet të prononcohen edhe rreth propozim-ligjit për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar, të parashtruara nga deputetët e shumicës qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button