A do rikthehet në politikë Bujar Nishani? Ja si përgjigjet ish-presidenti

Pas drejtoi për 5 vite Shtetin shqiptar, ish-presidenti Bujar Nishani ka paralajmëruar rikthim në politikën aktive në vend. Nishani ka qenë mysafiri i pari për këtë sezon të ri të ‘Studio e Hapur’ në “News24”.

Ish-presidenti theksoi se ai është pjesë e politikës, ndërsa pohoi se ka qenë dhe do të jetë pjesë e PD-së. Mes të tjerash ai përjashtoi mundësinë e krijimit të ndonjë partie më vete.

Për 5 vite me radhë jeni mësuar të ngjisni shkallët e Presidencës, si ndiheni tani?
Padyshim kur heq nga shpatullat një peshë të rëndë siç është ajo e Presidencës, që mbart sfida dhe përgjegjësi dhe në fund kur sheh që këto sfida të paktën në gjykimin tënd që kanë kaluar në mënyrë korrekte dhe të përgjegjshme, ndihesh mirë. Nga ana tjetër e ndjen vetën edhe më të motivuar.

Në këto 5 vite nuk jeni marrë me politikë aktive, a ia keni ndjerë mungesën?
Njerëzit që përfshihen në politikën aktivë, e përjetojnë debatin politik, sfidën që ka politika e ditës. Politika ka një diapazon shumë të gjerë, pasi aty përfshihen që nga hallet e individëve, dhe veprimtaritë e shtetit. Në disa aspekte në pozicionin e kryetarit të shtetit ka angazhime të mëdha.

Do riktheheni në politikën aktive?
Në politikë aktive çdo njeri e ka të mundur të jetë prezent, qoftë në formë individuale. Unë e kam vendin në politikë, nuk mund t’i shmangem përsa kohë që në gjithë këtë karrierë të gjatë jam motivuar dhe jam rritur, maturuar duke qenë pjesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button