Meteoalarm i kuq në Kroaci. Janë të mundura përmbytje përgjatë bregut të Detit Adriatik

Në Kroaci pasdite është publikuar meteoalarm i kuq me paralajmërim për rrezik nga përmbytje përgjatë bregut të Detit Adriatik, pasi u përmbytën Zara, ishulli Hvar, si dhe pjesë të magjistrales Adriatike.

Meteorologët nuk kanë lajme inkurajuese për ndërprerje të shiut.

Më i goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut është qyteti Zarë, ku deri tanë kanë rënë më shumë se 200 litra në një metër katror, që është dyfish më shumë nga mesatarja mujore për në shtator.

Në Zarë pa ndërprerë po bie shi shtatë orë, ndërsa janë përmbytur spitali dhe një qendër tregtare, një numër i madh i shtëpive dhe hapësirave afariste. Uji i ardhur shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe të lidhjeve komunikuese, ndërsa uji nga çezmat nuk është i pijshëm.

Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se 300 ushtarë dhe 13 kamionë transportues janë në gjendje të gatishmërisë së plotë, në rast se ka nevojë për ndihmë plotësuese.

Për shkak të përmbytjeve përfaqësuesit e kreut shtetëror kroat i ndërprenë aktivitetet e rregullta dhe u nisën drejt Zarës. Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq, kryeministri Andrej Plenkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozhoviq dhe i Mbrojtjes Mlladen Kërstiçeviq do të bisedojnë me autoritetet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button