Padi penale për kryetarin e komunës së Velesit, Sllavço Çadiev

SPB Veles parashtroi padi penale kundër Sllavço Çadiev (58) kryetar aktual i komunës së Velesit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit” të cilën e ka kryer derisa ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Velesit në atë mënyrë që e ka shkelur Rregulloren për punë të komunës në seancën e 62-të të mbajtur më 11 qershor të vitit 2012.

Ai siç kumtoi MPB Shkup, pikën gjashtë parapake të zbritur nga Rendi i ditës, të parashtruar nga kryetari i komunës së Çashkës “Propozim – Vendimin për transferimin e të drejtës të pronësisë të pronës së patundshme nga komuna e Velesit komunës së Çashkës”, ka kërkuar në procedurë urgjente sërish të kthehet në rend dite pa e arsyetuar urgjencën, edhe pse i është treguar për shkeljen e nenit 61 paragrafi 4 nga Rregullorja për punën e Këshillit.

Pas sjelljes së vendimit për transferimin e së drejtës të pronës të vend pushimores sindikale Gorno Vranovci nga Komuna e Velesit ndaj Komunës së Çashkës, komuna e Çashkës menjëherë kanë shpallur shitje me çmim fillestar 29.745.155 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button