Antikorrupsioni: Angazhimi i këshilltarëve në Kabinetin e Ivanovit është urgjent

Në lidhje me kërkesën për mendim që e ka dërguar presidenti Gjorgje Ivenov te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për punësimin e dy këshilltarëve në kabinetin e tij në procesin zgjedhor, Igor Tanturovski, ka deklaruar se duhet të kontrollojë, por nëse mendimi i Antikorrupsionit do jetë pozitiv, atëherë bëhet fjalë për punësime urgjente të cilat parashikohen me nenin 8-të të Kodit Zgjedhor, shkruan Makfaks, njofton Portalb.mk.

Makfaks bëri pyetje te kabineti i kryetarit Ivanov se pse është e nevojshme të punësohen këshilltarë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Sipas shpalljes së publikuar me 28 gusht, në Kabinetin e Ivanovit kërkohen dy këshilltarë të veçantë nga fusha e politikës së jashtme dhe nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

Për të dy kërkohet që të kenë të paktën dhjetë vite përvojë pune në pushtetin ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të kenë përvojë në organizata joqeveritare dhe të njohin të paktën njërën nga tre gjuhët botërore që përdoren më shumë.

Për momentin Ivanov ka shtatë këshilltar, të gjithë nga Maqedonia mes të cilëve njëri për politikë të jashtme dhe një për çështje ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button