Rama thotë se është gati projekti për bashkimin doganor me Kosovën

Në fjalën e tij të parë në këtë mandate të dytë qeverisës, kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit u ndal edhe në disa çështje që kanë të bëjnë me vendet tonë fqinje.

Për Kosovën, Rama tha se nga 1 janari i 2018 shpreson që kufiri me Kosovën të jetë një kufi europian, pa radhë dhe pa kontrolle policore, njofton Koha.net.

Gjithashtu, shefi i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka gati projektin e bashkimit doganor me Kosovën, ndërsa pret vetëm “OK” e qeverisë së shtetit tjetër shqiptar.

Rama: I uroj kryeministrit Haradinaj urtësi, fuqi dhe shëndet në të mirë të ksovës. Uroj që të biem dakord për kthimin e kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi euriopin pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018. Ne jemi gati shpresoj që dhe Kosova të jetë gati. Gjithashtu uroj që bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën ta bëjmë fakt të kryer një orë e më parë duke i kthyer doganat në portin e Shqipërisë në dogana dhe të Kososvës. Projekti është gati, i dakordësuar mes dy palëve. Miratimi nga ana jonë është gati, presim vetëm miratimin e qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button