Nuk do të ketë vetëm një iPhone të ri

Këtë vit nuk do të ketë vetëm një iPhone të ri, por tre. Dhe asnjë prej tyre nuk do të quhet siç ne presim, shkruan Top Channel.

Apple po bëhet gati për eventin më të madh të këtij viti, dhe ndoshta më të madhin e të gjitha kohërave të tij, dalja e iPhone-it të tij. Por nga përgatitjet kanë dalë disa thashetheme, fatkeqësisht të padetajuara.

Kjo përfshin emrin, që do të jetë një nga pjesët më konfuze të produktit të ri. Apple do e shpjegojë gjithë këtë gjatë eventin, por për momentin ky është shpjegimi më i mirë për atë që po ndodh.

A do të ketë tre iPhone?
Po, një i madh, një i vogël dhe një mesatar që do të kenë karakteristikat e fundit. Deri tani, supozohet se bëhet fjalë për iPhone 7s, 7s Plus dhe iPhone 8. Por në fundjavë aksidentalisht Apple ka rrëfyer software-in që do të kenë pajisjet e reja. Që do të thotë se Apple do ti referohet telefonëve të rinj si 8, 8Plus dhe X.

Çfarë do të jetë iPhone X?
Është telefoni për të cilën kemi folur të gjithë, ai futuristi, me karakteristika tërësisht të reja. Pavarësisht zërave që qarkullojnë se si do të jetë ai, kryesorja është që për herë të parë iPhone nuk do të ketë një numër pas, por një shkronjë dhe X ndoshta do të thotë viti i 10-të për këtë markë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button