TV NOVA i dezinformon dhe i manipulon shikuesit, konfirmoi Këshilli Etik i Mediave

Komisioni i Ankesave të Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni konfirmoi se udhëheqësit e Televizionit NOVA i kanë manipuluar dhe i kanë dezinformuar shikuesit. Bëhet fjalë për emisionin debativ me titull “Pro ose kundër martesave të homoseksualëve” në Studion e hapur të këtij televizioni, transmeton Portalb.mk.

“Në vendim Komisioni i Ankesave së pari konfirmoi se udhëheqësi i emisionit në disa raste imponon mendim sugjerues në lidhje temën, e cila në vete përmban elemente të cilat mund të nxisin diskriminim në baza të ndryshme (në këtë rast, në seksualitet). Me atë, Komisioni gjeti se janë shkelur nenet 1,10,11 dhe 13 nga Kodi i gazetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në vazhdim Komisioni konfirmoi se udhëheqja e debatit, mendimet e veta i kamuflon si fakte, me të cilat jep informata të gabuara dhe manipulon me publikun”, thuhet në kumtesën e Koalicionit “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” që e kanë paraqitur në ankesë.

Në emisionin për të cilin bëhet fjalë, siç thonë ata, udhëheqësja në asnjë moment nuk u ka munduar të reagojë në deklaratat e bashkëbiseduesve.

Përmes këtij emisioni, siç thonë nga Koalicioni, media favorizon qëndrime që përmbajnë gjuhë të urrejtjes kundër personave me orientim homoseksual dhe stigmatizojnë jo-heteroseksualët përmes deklaratave të cilat kanë për qëllim krijimin e qëndrimit irracional nga personat e LGBT dhe nxitjen e dhunës fizike dhe verbale ndaj tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button