Zgjedhje parlamentare në Norvegji

 Në Norvegji sot vazhdon votimi i filluar gjatë ditës së djeshme për përbërjen e re të Parlamentit të zgjedhjeve më të sigurta të deritanishme parlamentare, në të cilat sipas sondazheve të mendimit publik koalicioni djathtist centrist qeveritar i kryeministres Erna Solberg dhe bllokut majtist centrist i kryesuar nga Jonas Gar Store kanë pothuajse shanse të barabarta për fitore.

Konservatorët e Solberg dëshirojnë t’i ulin tatimet, nëse marrin mandat të ri katërvjeçar, ndërsa blloku majtist centrist i Store paralajmëron rritjen e  tyre me qëllim që të sigurohen mjete për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.

Rezultatet nga zgjedhjet mund të reflektohen edhe në sektorin shumë të rëndësishëm të naftës, duke e pasur parasysh atë që kushdo që të fitojë do të ketë nevojë nga mbështetja e cilësdo nga partitë, të cilat angazhohen për kufizime të eksploatimit të resurseve në Ujërat e Arktikut afër bregdetit verior të Norvegjisë.

Zgjedhjet në Norvegji zgjasin dy ditë prej dje në orën 9:00 deri sot në orën 17:00.

Në shumë sondazhe gjatë vitit, Partia Laburiste dhe aleatët e saj majtistë kryesuan në sondazhe dhe është pritur të fitojnë, por mbështetja për Qeverinë është rritur pas përforcimit të regjistruar të ekonomisë.

Sondazhet nga ky muaj tregojnë se blloku qeveritar prej katër partive të Solberg do të marrë 85 vende në Parlamentin 169 anëtarësh, ndërsa koalicioni i Store pritet të fitojë 84 mandate.

Fituesi do të përballet me negociata të rënda pas zgjedhjeve dhe t’i plotësojë kërkesat e partive më të vogla në këmbim për mbështetjen e tyre gjatë katër viteve të ardhshme.

Partia e të Gjelbërve insiston në ndërprerje të eksploatimit të naftës në Detin Verior për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndotjes së mjedisit jetësor, ndërsa partitë e tjera më të vogla, të cilat mund të përfshihen në bisedimet për koalicion, gjithashtu dëshirojnë kufizim të hulumtimeve të reja në Ujërat e Arktikut. Sektori i naftës dhe gazit merr pjesë me pothuajse gjysmën e të ardhurave nga eksporti në Norvegji.

Shumica në Parlament do të varet edhe nga Partia sociale euroskeptike, si dhe nga Partia e kuqe ekstreme majtiste. Të gjitha këto parti kanë qëndrim negativ ndaj Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button