“Bild am zontag”: SHI disponon me mbi 11.000 pasaporta të zbrazëta siriane

Autoritetet gjermane vlerësojnë se grupi ekstremist Shteti Islamik disponon me mbi 11.000 pasaporta siriane të zbrazëta, të cilat mund të shfrytëzohen, shkruan gazeta gjermane “Bild am zontag”.

Ithtarët kanë përpiluar një listë me numra serik të pasaportave të zbrazëta, si dhe të autoriteteve që i kanë lëshuar, thekson gazeta, duke iu referuar dokumenteve të besueshme të policisë federale dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë.

Shërbimet gjermane për zbulim vlerësojnë se 18.002 pasaporta të zbrazëta janë vjedhur prej zyrave të Qeverisë siriane.

“Zhvillimi i situatës me refugjatë tregoi se organizatat terroriste i shfrytëzojnë rrethanat që të dërgojnë sulmues potencial ose simpatizantë në Evropë dhe në Gjermani pa u zbuluar”, theksoi për gazetën një përfaqësues i policisë kriminale federale.

Ai sqaroi se pasaportat e rrema zakonisht përdoren për hyrje ilegale në Evropë, pa ndonjë motiv të mëvonshëm për kryerjen e sulmeve terroriste.

“Bild am zontag” shkruan se 8.625 pasaporta, të cilat janë kontrolluar prej autoriteteve gjermane për migrim në vitin 2016, kanë qenë të falsifikuara.

Anëtarët e SHI-së të cilët e kryen sulmin në Paris në nëntor të vitit 2015, kanë poseduar pasaporta siriane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button