Tramp shpalli katastrofë natyrore në Florida

Në kërkesë të guvernatorit të Floridas, Rik Skot, presidenti amerikan Donlad Tramp lejoi të shpallet gjendje e katastrofës natyrore në Florida dhe urdhëroi ndihmë federale për vendin që është goditur nga uragani Irma.

Shpallja e gjendjes së katastrofës natyrore do të thotë se qytetarët dhe biznesmenët e SHBA-së mund të paraqiten për donacione me mjete, vendbanime të përkohshme, riparime të shtëpive dhe hua me shkallë të ulëta të interesit, me qëllim që të mbulohet dëmi i pronave të pasiguruara të qytetarëve të Floridas, si dhe programe tjera.

Tramp vlerëson se SHBA-ja “ka pasur fat” pasi uragani Irma e ka ndryshuar kursin e saj dhe është drejtuar nga perëndimi përgjatë bregut të Floridas.

“Lajmet e këqija janë se ky është një përbindësh i madh”, theksoi Tramp.

Ai shtoi se do të duhen shumë mjete që të sanohen dëmet.

“Për momentin jemi të brengosur për jetën e njerëzve, e jo për shpenzimet”, potencoi Tramp.

Qendra nacionale për uragane e SHBA-së kumtoi se uragani Irma është dobësuar në stuhinë të kategorisë së dytë, me çka teknikisht e humbi statusin e uraganit të madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button