Meksikë: Numri i të vrarëve nga tërmeti arriti në 90 vetë

Ministria e brendshme e Meksikës ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga tërmeti në rajonet jugore të këtij vendi ka arritur në 90 vetë, transmeton REL.

Ekspertët e sizmologjisë thanë se tërmeti i para katër ditëve e kishte epiqendrën nën Oqeanin Paqësor dhe ishte me intensitet 8.2 shkallë.

Deri tash, shumë njerëz nga territoret e prekura nga tërmeti, po vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiellin e hapur, meqë frikësohen se më tepër ndërtesa mund të shkatërrohen, për shkak të disa dridhjeve më të vogla të tokës.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se i ka regjistruaar afro 60 dridhje pas tërmetit madhor, që ishin me intensitet prej 4.5 shkallë ose më tepër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button