Interpelancat e VMRO-DPMNE-së në shqyrtim në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 13-të në të cilën do të debatohet për shtatë pika, mes të cilave edhe interpelanca për tre ministra të Qeverisë së re.

Deputetët do të debatojnë për interpelancën e ministrit të Punëve të, Jashtme, Nikolla Diimitrov, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE.

Në rend dite janë edhe propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale dhe të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, që të dyja në lexim të parë.

Në seancën plenare, deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozimet për plotësimit të Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit dhe të Ligjit për ekonomi të ujërave, që të dyja në lexim të parë, ndërsa të parashtruara nga opozita.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button