fbpx

Pikë e fundit

Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëlloi mbi mua,
U var kristal nëpër qerpikë
Me lotët e mi u ngatërrua!

Çudi si ndjehet ndonjëherë njeriu
Krejtësisht i vetëm mes njerëzish turmë,
Të digjet shpirti porsi qiriu
Vetëm me veten, pa fare zhurmë!

Humbur mes turmës në botë pa ngjyrë
Me shpirtin djegur, përvëluar,
Të kërkosh për një fytyrë
Mes qindra të tjerave ngatërruar!

Lëshoi dhe shiu të fundit pikë
Si gur i ftohtë qëndroi mbi mua,
Të t’ shpojë mungesa si të jetë thikë

Poezi nga: Bledi Ylli

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close