Tetovë, përsëri iu vu zjarri deponisë së egër

Persona të pandërgjegjshëm sot kanë shkaktuar një zjarr të madh në dalje të Tetovës, duke ndezur kështu materiale ndërtimore të cilat i kanë hedhur në fushat e Pollogut. Materialet që digjeshin në mesditën e sotme ishin plastike dhe sasi të mëdha stiropori, tymi i të cilave është tejet helmuesm, njofton Alsat-M. Me të parë zjarrin banorët kanë alarmuar zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në terren dhe kanë shuar zjarrin.

Ndërkohë nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, po hetojnë për të gjetur kryerësit e veprës. Nga ana tjetër Zjarrfikësit e Tetovës, sot kanë bërë edhe roje, duke u munduar që të mbajnë zjarrin nën kontroll sepse sipas komandantit të Njësisë kundër zjarrit në Tetovë Uka Aliti, tymi që del nga djegia e këtyre materialeve është me përbërje plastike dhe tejet helmuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button