Mianmar: Muslimanët shpallën armëpushim njëmujor për shkaqe humanitare

Kryengritësit mulsimanë Rohinga sot shpallën armëpushim njëmujor me qëllim që të dërgohet ndihma humanitare në shtetin federal të Mianmarit, Rakhajn.

Në përleshjet në pjesën veriperëndimore të Mianmarit jetën e kanë humbur mijëra njerëz, ndërsa rreth 300.000 persona janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj.

Konflikti në Mianmar filloi më 25 gusht.

OKB ka deklaruar se grupet e ndihmës kanë nevojë urgjente për 77 milionë dollarë për të ndihmuar të larguarit nga Mianmari. Gjithashtu është theksuar se ata janë duke vuajtur për ushqim, ujë dhe shërbime shëndetësore.

Qeveria e Mianmarit ende nuk iu përgjigj kërkesës për pajtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button