VMRO-DPMNE: Qeveria e LSDM-së në 100 ditët nuk bëri asgjë për qytetarët

VMRO-DPMNE-ja në reagimin me shkrim ndaj kumtesës së LSDM-së njofton se gjatë 100 ditëve të kaluara asgjë nuk është bërë për qytetarët, përveç që shteti, siç thuhet, është në kulmin e kolapsit ekonomik.

“Nuk ka para as për rritjen e planifikuar të pensioneve, as për rritje të pagës mesatare në 30.000 denarë, as madje për pagë të mjekëve prej 100.000 denarë”, njofton VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se “paratë shpenzohen në mënyrë joproduktive nga ana e Qeverisë”.

VMRO-DPMNE-ja njofton se me paratë me të cilat Qeveria e ka futur në borxh shtetin mund të ndërtoheshin 2.500 kopshte, ndërsa deri tani nuk është ndërtuar asnjë.

“Ministrja Milla Carovska përveç për akomodim të refugjatëve, për asgjë tjetër nuk mban llogari. Ministrja nuk kujdeset për fëmijët e moshës parashkollore, për pensionistët, për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button