Lëvizja Besa në Gostivar kandidon Asaf Ademin

Lëvizja Besa, mbrëmë zyrtarisht ka shpallur kandidatin për kryetar të komunës së Gostivarit, Asaf Ademi, kurse bartës i listës për anëtarë të Këshillit të Komunës u zgjodh Arafat Shabani

Në fjalimin e tij para bashkëpariakëve dhe përfaqësuesve të mediave, Ademi theksoi se do të ketë kampanjë pozitive, pa ofendime dhe siç tha ai, nuk do të merret me konkurrentët politik. Më pas shpalosi prioritetet e programit parazgjedhor.

“Në fokusin tonë do të jetë hapja e vendeve të lira të punës, përmirësimin e kushteve në shkollat të cilat për momentin janë në gjendje katastrofale. Planifikojmë investime në infrastrukture he hapjen e një qendre të madhe dhe moderne sportive. Kemi parashikuar ndërtimin e një stacioni filtrues për ujërat dhe gazifikimin e qytetit, për të cilin tani më jemi në kontakt me një kompani relevante”, tha Ademi.

Bartësi i listës, Shabani njoftoj emrat e kandidatëve që do të jenë në listën e anëtarëve të këshillit komunal, dhe në fjalimin e tij theksoi se “Gostivari së pari duhet të çlirohet dhe më pas të zhvillohet”.

“Askush nuk do të bëjë për neve, ne vetë duhet ta bëjmë”, tha Shabani. Para anëtarë foli edhe shefi i shtabit zgjedhor Imrli Asani dhe deputeti Fadil Zendeli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button