Në Shkup u organizua aksion humanitar për donacione të pajisjeve shkollore

Në mungesë të kushteve themelore për arsimim, iniciativa qytetare “Lëviz me gisht” ka ndërmarrë një nismë për grumbullimin e materialeve shkollore, të cilat më pas do t’i shpërndajë nxënësve në nevojë. Sipas organizatorëve të kësaj nisme mbledhja e materialeve shkollore është vetëm një ndihmë, ndërsa për zgjidhjen e problemit adresoi kritika drejt organeve kompetente, përkatësisht drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Në këtë organizim u vërejt prani e madhe e qytetarëve që dënonin fletore, lapsa, çanta dhe mjete të tjera arsimore.

Donacionet do të ju jepen rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë, nxënësve të shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Gllumovë, Sh.F. “Marko Cepenkov” në Zelenikovë, Sh.F.”Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë, Sh.F.”Rajko Zhinzifov” në Draçevë, Sh.F.”Dituria” në Saraj dhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Ljubin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button