Afganistan: Vritet një lider fetar dhe katër policë

Zyrtarët afganë thonë se persona të panjohur e të armatosur i kanë vrarë dy vetë, përfshirë edhe shefin e këshillit fetar, Mullah Gul Mohammad Hanifyar, në provincën lindore, Kapisa, shkruan REL. Ai ishte vrarë sot derisa po zbriste nga vetura afër shtëpisë së tij, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Hanifyar vdiq nga plagët e pësuara në rrugë për në spital. Personi tjetër i vrarë ishte një pjesëtar i sigurisë së zotit Hanifyar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm, por zyrtarët lokalë thanë se së paku tetë të dyshuar janë arrestuar për vrasjet e sotme. Për këtë rast po zhvillohen hetime.

Në provincën perëndimore Farah në Afganistan, katër policë janë vrarë nga militantët, tha Mohammad Naser Mehri, zëdhënës i guvernatorit provincial.

Sulmi nodhi mbrëmë derisa oficerët udhëtonin nga rajoni i trazuar, Bala Buluk, për në qytetin Farah.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por theksohet se militantët talibanë, që janë aktivë në Bala Buluk, shpeshherë kanë ndërmarrë sulme kundër forcave të sigurisë afgane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button