Ana e bukur e “Harvey” dhe “Irma”, nuk janë vetëm uraganë

Ju prezantojmë me Harvey dhe Irma.  Nuk po flasim për dy uraganët që kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish, e që kanë shkatërruar disa prej qyteteve më kryesore të SHBA, por për çiftin simpatik. Ai është 104 vjeç, ndërsa ajo 93 dhe kanë plot 75 vite të martuar, shkruan Class.

Të dy kanë qenë dëshmitarë të disa prej momenteve më historike të shekullit të kaluar si vrasja e presidentit John F. Kennedy, udhëtimi i Neil Armstrong në hënë, kanë jetuar në periudhën e cilësuar si “Depresioni i madh”, por një gjë e tillë nuk u kishte ndodhur kurrë, uraganë që kishin emrin e tyre.

“S’e di si ndodhi kjo, një Harvey dhe një Irma. S’e di si mund ta kenë rastisur kështu,” tha zonja Schluter.

Shpjegimi është i thjeshtë: që prej vitit 1979, Organizata Botërore Meteorologjike ka alternuar emra burrash dhe grash për stuhitë tropikale që formohen mbi Atlantik. Gjithsej përdoren gjashtë lista emrash, të cilët riqarkullojnë çdo gjashtë vjet .

Emrat e uraganëve të këtij viti, do të përdoren sërish për uraganët e vitit 2023. Vetëm emrat e uraganëve që shkaktojnë dëme katastroke dhe marrin jetë njerëzish nuk përdoren më.

Harvey u përdor fillimisht si një emër stuhie në vitin 1981, dhe këtë emër kanë pasur edhe gjashtë stuhi të tjera. Ai u pasua nga uragani “Irene” , emër i cili nuk u përdor më për arsye se shkaktoi disa viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button