Sugareski: janë kryer 48% e punëve në autostradën Ohër-Kërçovë, duhet të zgjatet marrëveshja

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se pas zgjedhjeve lokale në vend do të duhet të nënshkruhet një aneks marrëveshje të re për vazhdimin punëve në autostradën Ohër-Kërçovë sepse e njëjta nuk do të përfundojë deri më janar të vitit 2018 ashtu siç ishte premtuar.

“Deri më tani janë kryer 48% të punëve dhe menjëherë pas zgjedhjeve duhet të vazhdohet marrëveshja me një ankes të ri” tha ministri.

Ai tha se prioritet i qeverisë do të mbetet edhe autostrada Shkup – Bllacë, por në fillim do të duhet të bëhet riprojektim në disa pjesë të kësaj autostrade.

Në 100 ditën e punës së re të qeverisë Sugarski tha se ministria e transportit ka arritur të thithë 188 milion euro mjete të pakthyeshme nga bashkimi evropian me qëllim për ndërtimin e hekurudhave dhe rrugëve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button