Ziadin Sela zyrtarisht kandidat për kryetar të komunës së Strugës

Ziadin Sela, është zyrtarisht kandidat për kryetar të komunës së Strugës nga Aleanca për Shqiptarët. Vendimi përfundimtar ka dalë nga dega e Strugës, ku lideri i Aleancës Sela do të jetë njëri nga kandidatët në garën për kryetar të këtij qyteti.

“Zyrtarisht, kandidat për kryetar të Komunës së Strugës, nga dega e Strugës zgjidhet, Ziadin Sela. Na priftë e mbara!”, qëndron në faqen në Fejsbuk të kësaj partie.

Nga emrat tjerë që pretendohet të garojnë në këtë komunë, sa u takon partive shqiptare, sillen emrat e Ramiz Merkos nga BDI si dhe Arben Labënishti nga BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button