Teksas, stilolaps për diagnostikimin e kancerit

Një stilolaps” i revolucionarizuar lejon mjekët që të bëjnë testin e kancerit në vetëm pak sekonda. Studiuesit nga Universiteti i Teksasit thonë se pajisja është e aftë që të identifikojë qelizat kancerogjene 150 herë më shpejt se sa teknologjia ekzistuese, transmeton Alsat M.

‘MasSpec Pen’ i jep mjekëve informacione të sakta rreth indeve që duhen hequr dhe cilat jo, duke ndihmuar në përmirësimin e trajtimit dhe zvogëluar mundësinë që kanceri të përsëritet. Në testet e kryera nga shkencëtarët u zbulua që pajisja mori vetëm 10 sekonda kohë për të siguruar një diagnozë për kancerin dhe ishte me shumë se 96% e saktë. Livia Eberlin, profesoreshë asistente e kimisë, e cila projektoi studimin tha se nëse ju flisni me personat me kancer pas operacionit, një nga gjërat e para që do t’iu thotë është se shpreson që i gjithë kanceri të jetë hequr por është diçka që për fat të keq nuk ndodh. Por teknologjia jonë mund të përmirësojë shumë mundësinë që kirurgët të heqin me të vërtetë çdo gjurmë të fundit të kancerit gjatë operacionit, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button