LSDM: Për shkak të apetiteve kriminale të Todorovit dhe Gruevskit, shëndetësia u fundos në borxhe

Manipulues dhe i rremë është shqetësimi i VMRO-DPMNE-së për gjendjen në shëndetësi, sepse të gjithë po i ndjejnë pasojat nga dëmet katastrofale që VMRO-DPMNE i bëri në sistemin shëndetësor, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nikolla Gruevski, Nikolla Todorov dhe VMRO-DPMNE lan pas vetes mjerim në shëndetësi, spitale të shkatërruara, mjekë dhe pacientë të nëpërkëmbur, paisje të papërdorshme dhe shumë borxhe në objektet shëndetësore.

“Për shkak të qeverisjes shkaterruese dhe kriminale të Todorovit dhe Gruevskit, të gjitha objektet shëndetësore në Maqedoni u fundosën në borxhe milionëshe. Qendra kilinike e Shkupit ka borxhe në vlerë prej 3 milion eurove, sepse 10 vite të plota nuk ka paguar faturat për ujë, ndërsa spitali i Qytetit “8 shtatori” ka borxh 5 milion euro.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM i dha fund punës së tillë kriminale, korruptive dhe shkatërruese në shëndetësi. Përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive për luks, barok, përmendore dhe tenderë kriminal, u liruan më shumë para me të cilat do të sanohen dëmet e shkaktuara nga VMRO-DPMNE dhe do të merren masa që e përmirësojnë sistemin shëndetësor në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet më tej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button