ELEM: Tenderi për furnizim të rripave të gomës në TEC Manastir nuk ka përfunduar

SHA ELEM sot informon se tenderi për furnizim me rripa gome për TEC Manastir nuk është i përfunduar dhe se dy ankandet e mbajtura deri më tani janë shfuqizuar pas ankesave nga pjesëmarrës tjerë në ankand dhe shtohet se javën e ardhshme do të mbahet ankand i ri.

“Në lidhje me tenderin për furnizim me rripa gome për TEC Manastir në të cilin përmendet firma “Feroinvest”, duam ta informojmë publikun se për atë tender deri më tani janë mbajtur dy ankande, në të cilët, meqë furnizimi është i ndarë në tri pjesë, çmim më të volitshëm kanë ofruar tri firma, ndër të cilat edhe “Feroinvest”. Më pas, ankandet janë shfuqizuar për shkak të ankesave nga ana e pjesëmarrësve tjerë në ankand”, thuhet në kumtesën e SHA ELEM.

Nga kompania theksojnë se procedura e tenderit të tanishëm është filluar në mandatin e udhëheqësisë së vjetër të SHA ELEM. Ankandi i parë elektronik është mbajtur dhe shfuqizuar gjatë atij mandati, i dyti është mbajtur dhe shfuqizuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re, ndërsa javën e ardhshme do të mbahet ankand publik për herë të tretë.

“Duam të informojmë se firma “Feroinvest” edhe në vitet e kaluara, në periudha të caktuara, ka furnizuar pjesë të sasisë së nevojshme të rripave të gomës për TEC Manastir, shërbim të cilin e kanë kryer edhe firma tjera nga vendi dhe jashtë”, thuhet në kumtesën e SHA ELEM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button