Irina Shayk dhe e bija, dy modele të parezistueshme në New York (FOTO)

Irina Shayk dhe vajza e saj e ëmbël kanë pasur një shëtitje mama e bijë në Nju Jork këto ditë, shkruan Class. Modelja, e cila ndoshta ndodhet në qytet për javën e modës, është fotografuar në Manhatan me të bijën pesë muajshe, Lea de Seine. Lea duket shumë e bukur me veshjen e saj të bardhë dhe rozë, që përfshinte dhe një kapele me fruda dhe çorape të vogla. Ndërkohë, modelja që është bërë mama për herë të parë, ishte casuak me një fustan këmishë të gjelbër që e kishte veshur me çizme deri te kyçi, çantë me rrip dhe syze ‘cat eye’.

Shayk dhe Cooper u bënë prindër në mars. Edhe pse çifti nuk ka folur për fëmijën, si dhe për jetën private në përgjithësi, ata janë fotografuar disa herë me vajzën e vogël.

Një nga herët e fundit ka qenë në gusht kur Lea de Seine po e mbante i ati gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. Kjo me të ëmën, ngjan si një përsëritje e asaj fotoje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button