Ky është çifti që keni zgjedhur të veshurin më bukur në festën e Opinion (FOTO)

Ishin veshur të gjithë bukur, por një prej tyre e ka kombinuar më mirë veshjen sipas publikut që ka votuar në sondazhin e revistës Class. Në të vërtetë, një diferencë shumë e vogël e ndan çiftin fitues dhe atë që e pason dhe të dy mund të quhen fitimtarë.

Ju kishim premtuar që do e shpallnim votuesin dje, por duke parë interesimin tuaj, ju lamë edhe pak kohë dhe sot e kemi mbyllur votimin në 12.20.

Rezultatet nxjerrin fitues Irena dhe Arvin Kitën. Të themi të drejtën, edhe të preferuarit tanë. Veshja e Irenës është sa elegante aq edhe me një element paksa të pazakontë që të kujton që kemi të bëjmë me një fashioniste dhe ngjyra bojëqielli e fundit me pala korenti kombinohet me kravatën e Arvinit, chef-it të njohur që është kthyer edhe në personazh televiziv. Plot 235 vota!

Në vend të dytë, një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të dasmës së tyre një muaj e gjysmë më parë, Turi dhe Orinda. Edhe ata kanë zgjedhur blunë, por në nuancën e saj më të thellë në kostumin e Turit dhe paksa më të ndriçuar në atë veshje stil jumpsuit-i shumë elegant të Orindës. 229 vota për ta! Një fije peu!

Në podium ngjiten me zgjedhjet e tyre fashion edhe Sara me Ledionin. Ai me një kostum në ngjyrë ulliri dhe ajo me ngjyra më të ndriçuara që kontrastojnë shumë bukur, por sakaq bashkohen nga materiali i njëjtë, një bluzë ngjyrë portokalli dhe një fund i shkurtër lejla, të dyja saten. 136 vota.

Po japim edhe një çmim inkurajues, për ata që i keni renditur të katërtit, Albanin dhe Beatrix-in me 106 vota.

Kombinimi i tyre i tejkalon veshjet, kanë të kombinuara edhe portretet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button