fbpx

Pasi goditi Karaibet, uragani Irma lëviz drejt Floridës

 Pas shkatërrimeve që bëri në Kubë, duke lënë mbi 20 të vdekur në Karaibe, uragani i forcuar Irma është duke lëvizur në drejtim të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një shpejtësi të erës prej 257 kilometra në orë, ndërkohë që në prapavijë tashmë ka nisur formimi i një tjetri uragani, raporton Anadolu Agency (AA).

Të premten Irma kaloi në një uragan të kategorisë së pestë, për çka rreth gjashtë milionë njerëz në Florida dhe Xhorxhia janë paralajmëruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Porto Riko, Republika Dominikane dhe pjesa lindore e Kubës raportuan se nuk ka pasur shumë viktima në njerëz, megjithëse uragani shkatërroi shtëpi, shkolla, rrugë, ndërpreu furnizimin me rrymë elektrike, ujë dhe mbajti të bllokuar mijëra turistë.

Në ishullin Shën Martini të premten janë raportuar plaçkitje dhe të shtëna armësh ndërkohë që në ishujt e Virgjër është vendosur orë policore.

Shumë njerëz kanë braktisur ishujt duke përdorur për transport tragetet dhe varkat e peshkatarëve, pasi uragani Hose, i kategorisë së katërt pritet të godasë sërish gjatë fundjavës disa nga zonat e prekura më herët.

Në ishujt Shën Marton dhe Shën Barts kanë mbetur të vdekur 11 persona, katër të tjerë në ishujt e Virgjër, katër të tjerë në ishujt e Virgjër të Britanisë së Madhe dhe nga një në Antikva dhe Barbuda.

Uragani Irma tani kërcënon pjesët veriore të Floridës ku pritet të mbërrijë të dielën në mëngjes.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close