fbpx

Siri: Ushtria thotë se e ka marrë një fushë të naftës nga IS-i

Ushtria e Sirisë thotë se së bashku me aletatët e vet, sot e ka rimarrë kontrollin në një fushë të naftës nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), afër qytetit lindor, Deir al-Zour, ka raportuar televizioni shtetëror, trasmeton REL.

Forcat qeveritare, po ashtu, e kanë marrë kontrollin në një pjesë të autostradës nga Deir al-Zour e deri në qytetin al-Mayadeen, pasi militantët e Shtetit Islamik ishin tërhequr, ka njoftuar Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Ky avancim i forcave qeveritare do ta bllokoj mundësinë e përforcimeve të forcave të IS-it nga qyteti al-Mayadeen, që është afër kufirit me Irakun.

Provinca e pasur me naftë, Deir al-Zour, aktualisht është në fokus të luftës kundër Shtetit Islamik në Siri.

Këtë javë, trupat siriane, me mbështetjen e aleatëve iranianë, arritën në Deir al-Zour, duke e thyer okupimin gati trevjeçar të disa pjesëve të këtij rajoni nga ana e Shtetit Islamik.

Aktualisht, forcat siriane po përpiqen të arrijnë në një bazë të afërt ajrore, që ende është e rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close