OKB: 290 mijë myslimanë nga Birmania arritën në Bangladesh

Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit mysliman, Rohingya, janë larguar nga Birmania dhe kanë arritur në Bangladesh, gjatë 15 ditëve të fundit, prej se ka shpërthyer dhuna e re, kanë njoftuar sot Kombet e Bashkuara, transmeton REL.

Zyrtarët thanë se Kombet e Bashkuara kanë gjetur më tepër pjesëtarë të këtij grupi në fshatra dhe në hapësira që ë parë nuk ishin përfshirë nga agjencitë humantiare.

“Afro 290 mijë pjesëtarë të grupit Rohingya arritën në Bangladesh prej 25 gushtit”, tha Joseph Tripura, zëdhënës i Agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Refugjatët i akuzojnë forcat e sigurisë së Birmanisë (e njohur edhe si Mianmar) dhe turmat budiste, për shkatërrimin dhe ndezjen e fshatrave të tyre.

Qeveria thotë se forcat e sigurisë po përgjigjen ndaj një sulmi të muajit të kaluar kundër pikave policore nga militatët Rohingya.

Raportohet se pjesëtarët e minoritetit mysliman, Rohingya, janë të diskriminuar në Mianmar, me popullatë shumicë budiste, meqë nuk u jepet shtetësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button