Seancë konstituive e Parlamentit të Shqipërisë

Pas dy muaj e gjysmë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, sot rreth orës 10:15 ka filluar seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkaq një tjetër seancë pritet të mbahet rreth orës 18:00 të pasditës, ku do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kreut të ri të Kuvendit, që është paracaktuar të jetë Gramoz Ruçi.

Seanca drejtohet sot nga deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare, pasi deputetët më të vjetër të Partisë Demokratike si Sali Berisha, Tritan Shehu etj, kanë refuzuar drejtimin e kësaj seance.

Presidenti Ilir Meta do të nisë të hënën më 11 shtator një vizitë zyrtare në Itali, vizita e parë e Metës si kreu i shtetit jashtë vendit.

Pas seancës së pasdites së të shtunës Meta do të vendosë dhe firmën e tij mbi emrat e ministrave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button