Në mesnatë skadon afati për kontroll në Listën zgjedhore

Në mesnatë skadon afati për kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të caktuara për më 15 tetor.

Kontrolli realizohet në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), si dhe në mënyrë elektronike në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e Komisionit (www.sec.mk).

Sipas kontrollit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 6 shtator kontroll në Listën zgjedhore në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së në vend kanë realizuar 20.081 qytetarë.

KSHZ në konferencën për shtyp më 5 shtator publikoi se deri atëherë 148.538 qytetarë i kona kontrolluar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes ueb faqes së tyre.

Gjithashtu, deri në këtë datë vetëm shtatë qytetarë kanë kërkuar fshirje të të dhënave nga Lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar që të regjistrohen në listë, ndërsa 19 ndryshim të të dhënave.

Përmes aplikacionit elektronike të Listës zgjedhore, krahas të të dhënave për vendin zgjedhor në të cilin votojnë, qytetarët do të mund ta kontrollojnë edhe qasjen në vendvotimin e tyre.

Sipas Rregullores së aksioneve zgjedhore të KSHZ-së, në afat prej pesë ditësh pas përfundimit të kontrollit publik, Komisioni duhet ta dorëzojë Listën zgjedhore deri të partitë politike të cilat, madje në afat prej pesë ditësh duhet t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre deri te KSHZ-ja.

Pas kërkesave të dorëzuara, KSHZ-ja vendos në afat prej tre ditësh, ndërsa kundër vendimit të KSHZ-së, partitë politike mund të dorëzojnë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë në afat prej 24 orëve nga pranimi i padisë.

Lista zgjedhore në të cilën janë realizuar të gjithë ndryshimet nga kontrolli publik, KSHZ-ja e mbyll më së voni 14 ditë pas kontrollit të përfunduar publik, gjegjësisht më së voni deri më 24 shtator. Listën e mbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Kontrolli publik në Listën zgjedhore filloi më 21 gusht. Ndërkohë partitë më të mëdha politike i publikuan kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale. Listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarëve sipas Afatit të KSHZ-së duhet të dorëzohen deri te komisionet zgjedhore komunale më së voni deri më 14 shtator.

Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 25 shtator dhe përfundon më 13 tetor në mesnatë. Zgjedhjet lokale do të realizohen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në mbi 3.400 vendvotime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button