Dita e Ramush Haradinajt

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e qeverisë së re.

I mandatuar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e PAN-it me PDK-në dhe Nismën, ndërsa në koalicion janë edhe AKR, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve, transmeton Koha.net.

Për t’u zgjedhur Qeveria, duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Seanca është paraparë që të mbahet në orën 16:00, por zor se mund të nisë me kohë, meqë deputetët e Listës Serbe do të qëndrojnë nesër në Beograd deri pas orës 14:00.

Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten nesër në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Siç ka njoftuar zyra e Gjuriqit, ai bashkë me Goran Rakiqin, më pas, në orën 14:00 do të mbajnë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

Praktikisht, është e pamundur që këta deputetë të mbërrijnë në orën 16:00 për seancën në Prishtinë.

Votat e tyre janë jetike për votimin e qeverisë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button