Selimi: Qeveri me më shumë liderë se ministra

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se nuk e di se si Haradinaj do të mund të qeverisë me vendin për shkak të numrit të madh të partive në koalicion.

Selimi për Tribuna Channel thotë se në këtë qeverisje ka më shumë liderë sesa ministra, gjë që do të ketë probleme edhe me iniciativat parlamentare, sepse duhet të ketë votat edhe të Listës Serbe.

“Nuk e di si do të udhëheqë Haradinaj me Qeverinë e Kosovës, për shkak se me cilën do iniciativë parlamentare do të duhet që vjen në Parlamentin e Kosovës do të duhet që ata të përballen ose ti përfshijnë të gjithë deputetët bashkë edhe Listën Serbe. Edhe brenda partneritetit të tyre, nuk i kuptoj se si do të qeverisët me Kosovën në një qeverisje ku më shumë ka liderë se ministra”, tha Selimi në “Fakt Plus”.

Selimi shtoi se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë një opozitë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button