Lufta ndaj smogut në Kinë, biçikletat shkaktojnë kaos në qytete

Përdorimi i biçikletave, si dhe skema e dhënies së tyre me qira për të luftuar ndotjen nga smogu, u përqafuan me shpejtësi nga qytetarët dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm në Kinë, transmeton Top Channel. 

Një sukses kaq të madh, saqë është shndërruar në një problem tjetër serioz.

Pekini është bërë qyteti më i fundit, në një radhë të gjatë metropolesh kineze, që ka ndaluar ardhjen e biçikletave të reja, ndërsa autoritetet lokale po luftojnë tashmë ndaj trafikut të shkaktuar nga mjetet me dy rrota dhe ndaj shqetësimeve për sigurinë në zonat urbane.

Në Pekin ofrohen 2.4 milionë biçikleta me qira, si pjesë e 15 skemave për përdorimin e tyre, e autoritetete vendosën që të mos sjellin më as edhe një të re.

Problemi kryesor, veç trafikut që bëjnë biçikletat e pafundme, është te mungesa e theksuar e vendeve apo hapësirave për t’i lënë ato pas përdorimit, ndaj dhe qytetarët i lënë ku të munden.

Në qytete si Pekini, Shanghai, Guangzhou, Shenzhen dhe Wuhan, grumbujt e biçikletave të hedhura pa asnjë rregull, apo trotuarët e zënë nga to nuk janë asgjë e re.

Përdorimi i biçikletave me qira në Kinë është mjaft i thjeshtë përmes një aplikacioni. Mjafton skanimi i kodit mbi biçikletë dhe gjithçka bëhet për një sekondë, por problemet nisin pasi qytetarët nuk kanë më nevojë për biçikletat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button